Avioni me të cilin udhëtonte familja e teknikut  të Mançester Siti u analizua dy herë pas uljes në Spanjë


Policia spanjolle ka kontrolluar avionin privat, me të cilin udhëtonte nga Mbretëria e Bashkuar, familja e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.


Avioni i Guardiolës është kontrolluar të paktën dy herë në javët e fundit, pasi policia kishte dyshime se  aty fshihej presidenti katalanas, Carles Puigdemont.


Puigdemont, i akuzuar për “rebelim”, ka qenë në mërgim për tre muaj në Belgjikë, ndërsa një urdhër arresti spanjoll rëndon mbi të.


Guardiola, ish-tekniku i Barcelonës, është një mbështetës i deklaruar i pavarësisë së Katalonjës.


Sipas mediave spanjolle, policia gjithashtu ka kontrolluar makinën e vajzës së Guardiolës në aeroportin e Barcelonës El Prati për të verifikuar që nuk fshihej aty, presidenti katalanas i rrëzuar nga Madridi pas shpalljes së Republikës së Katalonjës.


23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)