Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme një operacion në zonën e Krujës, ku është sekuestruar një sasi e madhe droge prej 1.2 ton kanabis sativa.
Mësohet se droga është gjetur në një kapanon në proces tharjeje në fshatin Derven. Ndërkohë që policia vijon kontrollet edhe në disa banesa. Burime nga policia pohojnë se gjatë operacionit janë ndaluar edhe disa persona.