“Policia e Shtetit nuk ka vendosur automjete apo pajisje përgjuese për monitorimin apo kontrollimin e kësaj proteste. Vendosja e pajisjeve të tilla nuk është në procedurat standarde të Policisë së Shtetit, për monitorimin e tubimeve apo manifestimeve”, thuhet në deklaratën e Policisë së Qarkut Tiranë.

Sipas kësaj deklarate, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e zhvillimin normal të këtij tubimi në zbatim me ligjin.

“Deklarata të tilla si e zotit Xhafa, nuk i shërbejnë zhvillimit normal të aktivitetit, sigurimit të rendit dhe sigurisë publike, por bëhen shkak për destabilizimin e situatës”, përfundon deklarata e policisë së kryeqytetit.