Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e Kuvendit Civil, Dritan Broka. Të rinjtë e kësaj lëvizje ishin në qytetin bregdetar për të nënshkruar peticionin kundër importimit të plehrave. Një ditë më parë të rinjtë ishin në Elbasan, ku qindra qytetarë nënshkruan peticionin. Por në Durrës, ata janë penguar nga policia, e cila ka shoqëruar Brokën për në komisariat.