Vijojnë tensionet të Bregu i Lumit mes banorëve dhe policisë. Mësohet se forca të shumta policie dhe fadroma kanë shkuar mëngjesin e sotëm për të shembur banesat, por kanë hasur në rezistencën e banorëve.


Banorët kërkojnë dëmshpërblim të banesat, ndërsa pretendojnë se mungon komunikimi nga ana e institucioneve.


38 banesa në zonën e Bregut të Lumit ku pritet të zgjerohet Bulevardi i Ri i Tiranës janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizmit.


Në mbështetje të banorëve janë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi.






Që në 6 të mëngjesit forca policie kanë shkuar dhe kanë arrestuar gjithë banorët e bregut të lumit e po bëhen gati për prishje


Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 8. April 2019