Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në faqen e tij në “Facebook”, ku tregon takimin e shkurtër mes ministrit të Brendshëm dhe nënës së Ina Nukës, para se efektivja të nisej për mjekim të specializuar në Turqi.


Bëhu e fortë sepse ajo na ka bërë neve të gjithëve të fortë. Dhe do bëhet mirë, i thotë Sandër Lleshi të ëmës së efektives së forcave Shqiponja, të plagosur në protestën e së enjtes para Parlamentit.







Më herët, Ambasada Turke në Shqipëri ka shpërndarë disa foto teksa efektivja Ina Nuku, shoqërohet teksa niset për në Turqi për një mjekim të specializuar, pasi ka dëmtime të rënda në duar pasi i plasi kapsolla në dorë dje gjatë protestës.


Bashke me Ministrin e Brendshem Sandër Lleshaj dhe Ministren e Shendetesise Ogerta Manastirliu percollem Ina Nukan per tu mjekuar ne Turqi me avionin ambulance te Ministrise se Shendetesise te Republikes se Turqise. Ines i urojme sherim te shpejte, shkruan Ambasada Turke në Facebook.






Pa koment


Gepostet von Edi Rama am Freitag, 23. November 2018



23 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)