Një histori dashurie e një policeje, me tre kolegë të saj, të martuar, ka përfunduar me vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2014. Pashke Bekaj u gjet e vrarë me një plumb në kokë, në ditën e Bajramit. Familja pretendon ende se bëhet fjalë për vrasje, e jo vetëvrasje. Të dashurit e saj, tre policët Besim Boja, Fatmir Gashi dhe Ardian Toplana akuzohen se nxiten që ish-dashura e tyre tia shkrepë vetes plumbin me armen e saj. Jeta ime ka përfunduar sepse Fatmiri dhe Besimi e kanë bërë planin e vet. Gj. ruaju se këta janë kriminelë dhe kanë me të vra. Ky është komunikimi i fundit i Pashke Bekaj me Gj.C., më pak se dy orë para se pjesëtarja e Policisë së Kosovës të gjendej e vdekur në shtëpinë e vet në Krushevë të Madhe të Klinës, më 29 korrik 2014.




Raportet zyrtare konstatuan se policja Pashke Bekaj u vetëvra, por familja e saj kurrë nuk e pranoi një gjë të tillë, duke vazhduar insistimet se ajo u vra, shkruan Gazeta Express. Dy vite më vonë, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë për tre kolegë të saj, me të cilët e ndjera edhe kishte qenë në lidhje dashurie në periudha të ndryshme. Besim Boja (46), Fatmir Gashi (39) dhe Ardian Toplana (43), të tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që më 22 gusht 2016 akuzohen se shtynë në vetëvrasje ish-të dashurën e tyre. Gjykimi i rastit po vazhdon ende të trajtohet në Deçan, në degën e Gjykatës Themelore të Pejës.


Pashke Bekaj


Pashke Bekaj



Gjithçka nisi në vitin 2006


Polici 46-vjeçar nga Klina, Besim Boja, edhe pse i martuar në vitin 2006 kishte nisur një histori dashurie me kolegen e tij, Pashke Beka. Boja dhe Beka, të dy ishin policë në stacionin policor të Klinës. Por, më shumë sesa dashuri, lidhja e tyre, në aktakuzën e ngritur ndaj Bojajt dhe dy pjesëtarëve tjerë të Policisë për shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje, përshkruhet si një histori dhune dhe kërcënimesh. Megjithatë, ndonëse i martuar, Polici Besim Boja, në aktakuzë, thuhet se i kishte premtuar kurorëzim edhe policës së vetëvrarë. Gjatë lidhjes që ka pasur me të, i pandehuri e kishte keqtrajtuar fizikisht të njëjtën në forma të ndryshme duke e rrahur, duke e frikësuar, duke i premtuar se do të martohet më të, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës.


Këto pohime, vetë viktima i kishte deklaruar katër ditë para se të gjendej e vrarë me një plumb të revoles së saj zyrtare, në shtëpinë e saj, në ditën e Bajramit, në korrik të vitit 2014.

E ndjera deklaron, diku para tre muajve, kishte ardhur i pandehuri Besim në Stacionin Policor në Klinë, diku rreth orës 21:00 ku të njëjtën e kishte goditur me shkelm në këmbë duke i thënë pse nuk ma hap telefonin (pse nuk ma çel telefonin), dhe i kishte kërkuar që tia kthej sendet si parfum, bluza, etj., thuhet në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Express.


Detyrim për seks brenda rajonit të Policisë

Tre vite pas lidhjes me policin Boja, pjesëtarja e PK-së, Pashke Beka ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me një tjetër polic, thotë aktakuza. Prokuroria pretendon se i akuzuari tjetër Fatmir Gashi, duke qenë në dijeni për lidhjen mes policëve Boja-Beka, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike e kishte detyruar Pashke Bekajn që të lidhej edhe me të. Në deklaratën e saj të dhënë në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë së Kosovës, vetëm 4 ditë para krimit, Pashke Bekaj deklaron se gjatë kohës që ajo refuzonte të kishte marrëdhënie me kolegun e saj nga stacioni policor i Klinës, Fatmir Gashi i kishte shkuar dy herë tek shtëpia duke shtënë me armë afër dritares së shtëpisë.


Po ashtu e sulmon fizikisht edhe në stacionin policor në Klinë. Dikur nga mesi i muajit maj 2014, duke e goditur me shuplakë duke i thënë ti je kur*ë, ti je kur*ë. Me çrast e njëjta jashtë vullnetit të saj detyrohet që të kryej marrëdhënie seksuale më të pandehurin Fatmir, thuhet në aktakuzë.

Edhe për të akuzuarin Fatmir Gashi nga fshati Balincë e Klinës, aktakuza bën të ditur se është i martuar. Të njëjtin status civil, 39-vjeçari e kishte pasur edhe në kohen kur pretendohet se e ka detyruar policen tashmë të vdekur, të kryen marrëdhënie seksuale me të.


Mashkulli i fundit për policen e vdekur

Ardian Toplana, polici i tretë i akuzuar për nxitjen e vetëvrasjes së Pashke Bekaj, kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga lidhja jashtëmartesore më policen viktimë. Në aktakuzë, thuhet se 43-vjeçari, edhe pas ndarjes me policen Pashke Bekaj, në vitin 2014 i kërkonte asaj që të rifillojnë lidhjen e tyre. Nuk do të jesh e askujt, vetëm e imja, Mashkulli i fundit do të jem për ty, ishin vetëm disa nga frazat e mesazheve që prokuroria përmend në aktakuzë, që polici i akuzuar Ardian Toplana ia kishte thënë ish -të dashurës së tij, e cila pak muaj më pas u vetëvra. Gjatë asaj kohë, aktakuza potencon se Pashke Bekaj ishte duke u përpjekur që të lidhte martesë me Gj.C. Me këtë të fundit, Pashke Bekaj kishte edhe komunikimin e fundit, në ditën kritike, shkruan Gazeta Express.


Jeta jeme ka përfunduar sepse Fatmiri dhe Besimi e kanë berë planin e vet. Gj. ruaju se këta janë kriminela dhe kanë me të vra, ka deklaruar, pas ngjarjes, në hetuesi Gj.C., burri me të cilin e ndjera po planifikonte martesën. Ketë komunikim Pashke Bekaj me të dashurin e saj e kishin pasur më pak se dy orë para se të gjendej e vrarë me një plumb në kokë, më 29 korrik 2014.


Mesazhet kërcënuese që gjeti prokuroria

Prokuroria pretendon se deklaratën që Pashke Bekaj e ka dhënë në drejtori të standardeve, katër ditë para se të vetëvritej, faktohet nga disa SMS që janë gjetur në pajisjet e polices së vdekur dhe familjareve të saj. Unë kurgjë nuk takam ba, ani, mos harro se ti je kanë hala në punë, kur ka dal Zefi me Besën [vëllai i Pashke Bekes dhe gruaja e tij me ec, ju kam shku mbrapa, mos harro se dikush po don mu vra, kra dije jam ba budall, është një nga mesazhet kërcënuese ndaj viktimës, që posedon prokuroria, të dërguara nga numri i të akuzuarit Besim Boja. Nëse kerri yt thehet në parkingun e Klinës apo dikun tjetër e kam thyer une. Nese dikush ka hyre në shtëpi tanë në Klinë kam hy une, nëse dikush e ka kall sobën tanë në Klinë e kam kall une, po të them ma q*fsh nanen ti mu, mos ta q*fsha une ty moj ku*vë. Atehere mi me marrë vesh kush une kam me kanë për ty, është mesazhi tjetër që kishte pranuar Pashke Bekaj, pretendon prokuroria. Dërguesi: i akuzuari Fatmir Gashi.


Mohimi i të akuzuarve: Ishim në lidhje me Pashkën, por nuk e keqtrajtuam

Të tre ish-të dashurit policë të viktimës nuk e pranojnë se e kanë keqtrajtuar Pashke Bekajn, që si pasojë e dhunës qëkishin ushtruar ndaj tyre, prokuroria pretendon se ajo u shty në vetëvrasje.

Besim Boja i ka thënë prokurorisë se më policen e ndjerë ka qenë katër vite në lidhje dashurie, nga viti 2006 deri në vitin 2010. Sipas tij, vetë Pashke Bekaj kishte ndërprerë romancën më të pa dhënë ndonjë sqarim, por pa marrë parasysh këtë Bojaj ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka penguar që ajo të krijojë lidhje tjera. As Fatmir Gashi, para drejtësisë, nuk ka pranuar se e ka detyruar policen e vetëvrarë që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, siç ajo kishte deklaruar katër ditë para se të gjendej e vdekur. Por, ai thotë se ata kanë pasur një lidhje trivjeçare me policen Beka, nga viti 2011 deri në fillim të vitit 2014 disa muaj para se të ndodhte vetëvrasja.


Për më tepër, i akuzuari Gashi në prokurori ka treguar një histori që kishte ndodhur në prill të vitit 2014, në të cilën e implikon të akuzuarin tjetër Ardian Toplanaj. Meqenëse kisha punuar natën dhe me interesonte që te marr pushim në telefonin e saj më është paraqitur Ardian Toplanaj dhe i njëjti më ka thënë fol Fatmir Gashi, dhe më ka thënë në këtë numër telefoni mos nuk dua ti kurrë me thirrë dhe më ka sharë në nënë, ka deklaruar Fatmir Gashi para prokurorisë. Por, se ka ndërhyrë në jetën e të ndjerës, e ka mohuar në prokurori i akuzuari Adrian Toplanaj. Megjithatë, ai ka pranuar se për gjashtë muaj ka qenë në lidhje me kolegen e tij police, me të cilën thotë se janë njohur nga viti 2000, në Akademinë Policore në Vushtrri.


Vëllai i Pashke Bekaj: Motra ime u vra

Zef Beka, vëllai i Pashkës, nuk mund të bindet se motra i është vetëvrarë. Ai thotë se është i sigurt se ajo u qëllua nga dikush që improvizoi si vetëvrasje krimin që ndodhi në shtëpinë e familjes së tij në Krushevë të Madhe. Jemi kërcënuar prej vitit 2007. Prej asaj kohe jemi keshtu, thotë Beka, gjatë një bisede me Express, të enjten. Tregon se ka humbur besimin në çdo instancë të drejtësisë. Për këtë, deklaron se nuk ka shkuar për të përcjellë asnjë seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për nxitje të vetëvrasjes së motrës së tij. E pakuptimtë për të është edhe gjykimi i këtij rasti në Deçan, në degën e Gjykatës Themelore të Pejës. Motrën time e kanë vra, thotë Zef Beka, derisa qëndron i ulur në njërën nga tavolinat e kafenesë që është pronë e tij, në Klinë./ GazetaExpress