Doreheqja e presidentit Hosni Mubarak te premten nxiti festimet kudo ne Kajro dhe ne  gjithe Egjiptin. Administrata e presidentit Obama u gjet e papergatitur dhe mezi arriti te formulonte nje pergjigje. Por pas dyerve te mbyllura zyrtaret rishikonin politiken e tyre drejt nje Egjipti te ri. 


Vetem 24 ore pasi tha se nuk do te largohej presidenti egjiptian Hosni Mubarak dha doreheqjen. Kjo nxiti festimet ne Sheshin Tahrir por edhe ne Uashington.


Me ne fund dha doreheqjen jam shume e lumtur.


Lajmi beri qe Shtetet e Bashkuara te rishqyrtonin politiken e tyre te jashtme.


Fjala Tahrir do te thote liri. shte dicka qe i flet shpirtit tone dhe kerkon liri. Dhe gjithnje e me teper do te na kujtoje popullin egjiptian tha Presidenti Obama.


Ky ishte nje mesazh i qarte nga presidenti pasi politika amerikane kishte ndryshuar brenda dy javesh here duke mbeshtetur protestuesit e here qeverine duke zemeruar analistet dhe ligjvenesit.


Tani ekspertet thone se administrata ka shume pune perpara. Kaled Elgindi eshte ne Institutin Brukings.


Kane shume pune per te bere dhe vendosur se si do ta trajtojne rajonin tani sepse loja ka ndryshuar. Atyre do tu duhet te formulojne riorganizojne perparesite ne Lindjen e Mesme tani per tiu pershtatur ketij realiteti shume te ndryshem ne terren.


Nje ndryshim i madh per Egjiptin do te ishin zgjedhjet e lira dhe te ndershme.


Deri tani askush nuk ka dale si kandidat kryesor per president. Mes emrave te njohur jane laureati i cmimit Nobel Mohamed el-Baradei sekretari i Lidhjes Arabe Amr Musa dhe nje prej drejtuesve te kompanise Google Vael Gonim i cili u ndaluan nga autoritetet per me shume se nje jave.


Zoti Elgindi thote se Egjipti si vendi me i madh arab dhe me me ndikim do te jete model per rajonin. Prandaj politika amerikane do te jete shume e rendesishme.


Pas asaj qe ndodhi ne Egjipt disa vende kane filluar tashme reformat si mase parandaluese dhe per te ruajtur qetesine.


Megjithese fati i traktatit te paqes Egjipt-Izrael ishte shqetesim per politikanet amerikane zoti Elgindi thote se demonstruesit thjesht duan nje jete me te mire.


Ata duan te kene te drejten te zgjedhin te ardhmen e tyre. Ata duan ate qe kerkojne te rinjte ne cdo vend. Dhe nuk mendoj se kjo perfshin luften. Prishja e traktatit te paqes do te nenkuptonte pikrisht luften.


Analistet thone se aktivistet egjiptiane dhe suksesi i tyre mund ta ndryshojne politiken amerikane.


Pas ketyre kryengritjeve opinioni i njerezve ne rajon do te kete rendesi me te madhe strategjike per Ameriken. Deri tnai Shtetet e Bashkuara nuk i vleresonin aq shume mendimet e popujve sepse ata udhehiqeshin nga qeveri qe nuk i perfaqesonin dhe qe nuk mbanin pergjegjesi para popujve te tyre thote Stefen Makinerni i Projektit per Demokraci ne Lindjen e Mesme.


Per 30 vjet me radhe ndryshimi nuk ishte fjale qe kishte lidhje me politiken egjiptiane. Tani qe ndryshmi eshte bere kryefjala analistet mezi presin te shohin se sa i thelle do te jete ai si dhe sa mbeshtetje do tu japin Shtetet e Bashkuara.