Në 10 vjetorin e Ora News Kryeministri Rama, Presidenti Meta, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, politikanë, deputetë dhe ish-deputetë shprehën konsideratën më të madhe për Ora News. Ata vlerësuan te Ora News, profesionalizmin dhe paanshmërinë.


Urimet e politikanëve për Ora News


Edi Rama: Paqe dhe bashkëpunim me të gjithë, kazan jo kazan nuk kemi çfarë bëjmë. Të gjitha bashkë do të ndajme këto halle.


Ilir Meta: Uroj suksese, jetë gjatë në raste ditëlindjesh dhe të jetë gjithmonë një televizion profesional, i balancuar dhe në interest ë publikut. Rritja e shëndetshme e medias është një gjë shumë e mirë për të gjithë, dhe pse jo edhe për një rritje të shëndetshme të politikës.


Ramush Haradinaj: Media në Shqipëri ka ecur përpara, shumë suksese Ora News.


Begjet Pacolli: Jam krenar sepse kam bashkëpunuar me Ora News. Kam pasur fatin që këtu jam në shtëpinë time. Ju dëshiroj çdo gjë të bukur. Suksese sepse ju keni qenë frymëzues të mëdhenj edhe të kulturës, edhe të edukatës, edhe të biznesit, edhte të politikës shqiptare.


Erion Veliaj: Gjithmonë e më shumë kuptoj se Tirana nuk është vetëm kryeqytet administrative, por edhe kryeqytet i medias, i informacionit dhe besoj që shumë media që kanë fillur si Ora News, sot kanë një dimension jo vetëm kombëtar, por të shqiptarëve kudo që janë. Ju falenderoj për misionin tuaj.


Lindita Nikolla: Juve posaçerisht ju falenderoj sepse keni qenë një bashkëudhëtare e të gjitha takimeve tona dhe eventeve me rëndësi në rrugëtimin e reformës në arsim. Fjalët më inkurajuese dhe mbështetjen maksimale për këtë televizion.


Valentina Leksaj: E rëndësishme është që Ora si një televizion është rritur shumë këto vite, është konsoliduar dhe është pasuruar me programe. Ajo që unë do të çmoja është që është një televizion i ekuilibrave dhe besoj që për politikën kjo është shumë e rëndësishme.


Agron Duka: Kam pasur rastin të jem disa herë në Ora News. Gjithmonë e kam parë një televizion të ekuilibruar dhe i urioj suksese.


Namik Dokle: 10-s që ka sot i shtoftë edhe një 0, që të bëhët 100 dhe më shumë vërtetësi dhe më shumë kulturë.


Arta Dade: Uroj që Ora News të vazhdojë në ritmet që ka pasur. Uroj sa më shumë vërtetësi të lajmit, sa më shumë profesionalizëm ashtu sikurse deri më sot Ora News ka pasur.


Astrit Patozi: Unë shpresoj që televizioni Ora News të ketë jetëgjatësi. Është një dritare e rëndësishme për publikun shqiptar dhe uroj të jetë besnik i të vërtetës dhe interesit publik në historinë e vet. Tashmë ka një histori dhe besoj që është një histori pozitive. Uroj që të vazhdojë kështu.


Ridvan Bode: Suksese dhe gjithë të mirat të gjithë stafit të Ora News. Është një nga televizionit që ka zënë tregun e mediave, tregun publik ka zënë një pozicion të vecantë dhe ka një raport me të vërtetën që është i tij.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter