Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka sjellë trishtim për shumëkënd, veçanërisht për të pasionuarit pas letërsisë. Të shumta kanë qenë reagimet menjëherë pasi u bë publik lajmi për ndarjen nga jeta e shkrimtarit të madh, nga kolegë të tij të letrave dhe akademikë që kanë shprehur dhimbjen për humbjen e madhe.


Edhe kryeministri i vendit Edi Rama ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit popullor përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.


LAMTUMIRË DRITËRO


U prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie, i cili do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi… – shkruan Rama.


Vdekja e Agollit, Meta: Na dritërofsh gjithmonë Dritëroi ynë


Kryparlamentari i vendit ,Ilir Meta shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Dritro Agolli, i cili pasditen  e sotme e humbi betejën me sëmundjen e gjatë. Meta e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Agollit një lajm të trishtë për çdo shqiptar.


Mësuam me dhimbje shumë të thellë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit. Sot bota shqiptare është më e varfër dhe dhimbja e pamatshme. Si kryetar i kuvendit  dhe mik i tij dua të shpreh ngushëllimet familjes dhe gjithë botës së letrave shqipe dhe kulturës sonë për këtë humbje të pazëvendësueshme. Na dritërofsh gjithmonë Dritëroi ynë, tha Meta.


 


3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)