UKRAINE- Ndryshime në drejtimin e qendrës së operacioneve antiterroriste në shërbimin sekret të Ukrainës, që koordinon operacionet ushtarake kundër separatistëve proruse në lindje të vendit.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko emëroi gjeneralin Vasili Gritsak, zëvendësshefi aktual i shpërbimit të imigracionit, në vend të Vasili Krutov, në krye të qendrës së operacioneve antiterroriste duke i dhënë madje edhe postin e zëvendëshefit të shërbimeve sekrete.

Krutov e kishte drejtuar këtë qendër që nga mesi i prillit të kaluar. Ndërkohë, Poroshenko ka urdhëruar edhe emërime të tjera në shërbimet e sigurisë.
(m.a/afp/BalkanWeb)