U bë e disata herë që portalet e financuara nga Zeni po i paraqesin publikut shqiptar komente të postuara të Huffington Post si shkrime autoriale të gazetës.


Bëhet fjalë për Luke Coffey, një stazhier i angazhuar në një ekip lobistësh paguar nga Tirana.


Coffey poston komentet e veta të përkthyera nga shtypi i PD në Tiranë në anglisht, pastaj portalet e Zenit i rimarrin prapë në shqip, si shkrime të Huffington Post.


Prej disa kohësh, faqja Huffington Post, që e ka nisur jetën si një blog i hapur, u mundëson të gjithëve që të shkruajnë aty, në seksionin e kontributorëve.


Kontributorët kontrollojnë vetë punën e tyre dhe postojnë lirisht në faqen tonë. Nëse doni ta etiketoni këtë shkrim si abuziv, na shkruani, thekson Huffington Post, duke shtuar se ata bëjnë thjesht hostimin.


Në këto kushte, shkrimi i Luke Coffey nuk është një kontribut gazetaresk.


Gjithkush nga ne mund të bëjë një shkrim në këtë seksion të HuffPost.


Para disa muajsh, në blogun e tij në Huffington Post ai shkroi një artikull me akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për çështjen e kanabisit.


Në shkrim thuhej se Tahiri po mbron trafikantin Klement Balili.


Të tilla postime vijnë në kohën kur Departamenti i Shtetit ka shprehur mbështetjen e tij për deklaratat e Donald Lu dhe duket se i shërben më shumë politikës së brendshme shqiptare.


Nesër mund të lexoni për shembull që Shkëlzen Berisha ka udhëtuar më katër të mëngjesit në Vjenë, por ndryshe nga sa e akuzojnë, ai ka udhëtuar në klasin ekonomik, jo në biznes klas, çka d.m.th që nuk është hajdut.


Dhe në aeroportin e Vjenës nuk e ka prit Nue Kalaj, siç e akuzojnë.