porti-i-Durresit-mallratËshtë zhvilluar ditën e martë mbledhja e hapur e Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës (APD), në të cilin ndër të tjera u miratua bilanci dhe shpërndarja e fitimit neto për vitin 2013. Kreu ekzekutiv i APD-së, Selim Belortaja, sqaroi para mediave pozicionin aktual të Autoritetit Portual Durrës, si dhe gjendjen ekonomike me të cilën po përballet. Viti 2013 ka qenë vit i jashtëzakonshëm deri në anormalitet për të gjithë sektorët përbërës të APD-së, ndërsa ne kemi bërë të mundur, pavarësisht këtyre vështirësive, që jo vetëm të ruajmë operimin normal të Portit dhe shërbimin pa ndërprerje të klientëve, por edhe të arrijmë tregues ekonomiko-financiarë të kënaqshëm, duke realizuar 96.6% të ardhurat për vitin që lamë pas. Ndërsa për vitin 2014, në të cilin ndodhemi kemi planifikuar një buxhet realist. Për 6-mujorin e parë të 2014-s, edhe pse goditja prej efekteve koncesionare ishte e plotë, realizimi i volumeve në ton është 96%; përpunimi i kontejnerëve 84 %; lëvizja e udhëtarëve në masën 84%; numuri i mjeteve të përpunuara 77% dhe realizimi i të ardhurave gjithsej në masën 102%. Më pas fjalën e ka marrë drejtori ekonomik, i financës dhe administrimit në Autoritetin Portual Durrës, Gëzim Agasi, i cili ka bërë publike pasqyrat financiare për vitin 2013, ndërsa ka bërë të ditur se për vitin që lamë pas është rritur kapitali me 2.98%, krahasuar me vitin 2012.


Ky shkrim Porti i Durrësit – Belortaja: Na goditën koncesionet u publikua me pare te Gazeta SHQIP.