Porti i Durrësit-Fillon nisja me tragete pas pushimeve verore Foto Gezim Kabashi (1)DURRES, 19 Gusht /ATSH- G. Kabashi/. - Që nga e diela paradite në portin e Durrësit kanë mbërritur 9 tragete, ndërsa drejt porteve të Barit dhe Ankonës (Itali) janë nisur 11 tragete me udhëtarë dhe mallra. Në 72 orët e fundit në hyrje dhe dalje të portit më të madh të vendit janë përpunuar 16.451 udhëtarë me 3741 autovetura gjithsej.

Porti i Durrësit-Fillon nisja me tragete pas pushimeve verore Foto Gezim KabashiBurime zyrtare të Autoritetit Portual Durrës bëjnë me dije se nga 9 tragetet që kanë mbërritur në tre ditët e fundit, kanë zbritur në portin e Durrësit 7054 udhëtarë me 1674 autovetura gjithsej, ndërsa me 11 tragetet që kanë lundruar drejt porteve të Italisë kanë udhëtuar 9397 udhëtarë me 2067 autovetura.

Sipas të njejtave burime, numri i udhëtarëve në hyrje po bie ndjeshëm, ndërsa nga Durrësi ka nisur largimi gradual i udhëtarëve, kryesisht bashkëatdhetarë që kaluan pushimet e verës pranë familjeve të tyre.

Në fundjavë pritet të fillojë nisja masive me tragete e mijra udhëtarëve vendas dhe të huaj. /a.ke/