Volumi


Porti i DurresitNë Portin e Durrësit, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, janë përpunuar mbi 3 milionë e 324 mijë tonë mallra gjithsej, 60.83 për qind e të cilave u përkasin mallrave të importit, ndërsa 39.17 për qind eksporteve. Sipas të dhënave statistikore, 2 milionë e 471 mijë tonë mallra janë transportuar me anije tregtare, ndërsa 682.606 tonë të tjerë janë transportuar me tragete. Në listën e mallrave të importit për vitin 2015 bien në sy qymyri koks, llamarinat, plehrat kimike për bujqësinë, hekuri, melamina etj.


Ky shkrim Porti i Durrësit, 1.2 milionë tonë eksporte u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.