Gjate diteve te fundit ne portin e Durresit eshte shtuar numri i personave qe udhetojne me destinacion Kosoven. Vete te ardhurit thone se pjesa me e madhe e kosovareve eshte nisur direkt me avion per ne Prishtine. "Vendosem te shkojme nga Durresi, sic kemi bere kur u rekrutuam ne radhet e UCK-se, tregojne Fehmi Berisha, Rober Paloka, Zymer Gashi dhe Ismet Llapi, te cilet vijne nga Gjermania. Por perpara se te mberrijme ne Prishtine, do te kalojme njehere nga "Drenica" ne plazhin e Durresit, prej nga u nisem per ne lufte".