Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka deklaruar se ekspertet nga Prishtina dhe Tirana po shikojne modalitetet per konkretizimin e marreveshjes per shfrytezimin e portit te Shengjinit nga ana e Kosoves.



Gjate nje interviste per BBC-ne Limaj tha s e ideja eshte qe Porti i Shengjinit te jepet me koncesion. Por se pari sipas tij duhet te behet rregullimi i kornizes ligjore qe do ta bente te mundur perdorimin e portit te nje shteti nga ana e nje shtet tjeter.



Ideja eshte te shkohet me koncesionimin e portit te Shengjinit besoj qe kjo do te realizohet por ju duhet ta keni te qarte se portet shqiptare po shkojne duke u specializuar dhe ne duhet te shikojme formen dhe menyren per cka mund te shfrytezohet porti i Shengjinit. Porti i Vlores do te jete nje port i specializuar per kontejnere ndersa porti i Durresit do te jete qendra e porteve ne kete pjese te Ballkanit ndersa porti i Shengjinit do te duhet te specializohet per ceshtje te caktuara.



Ministri Limaj ka treguar se ekspertet kane filluar te hulumtojne modalitete per te gjetur menyren e procedimit te metutjeshem te ekzekutimit te ketij vendimi qe porti i Shengjinit ti jepet ne shfrytezim Kosoves.



Kurse sa i perket autostrades Limaj ka thene se autostrada ne pjesen e Kosoves eshte duke u ndertuar dhe me rrumbullakimin e rruges Kosove-Shqiperi do te rrumbullakohet edhe ceshtja e portit te Shengjinit dhe perfundimisht Kosova do ta kete daljen e saj te perjetshme ne det.