Prefekti i Vlores Eduart Velcani shprehet se mungesa e trageteve te linjes Vlore-Brindisi eshte shume shqetesuese. Sipas tij mosfunksionimi i linjes se trageteve me Italine ka shkaktuar probleme si per udhetaret familjare eshtu edhe per shume subjekte tregtare qe operojne ne Vlore. Velcani shprehet se Prefektura eshte ne kontakt te vazhdueshem me ministrine e Trasportit si dhe me Portin Detar te Vlores pasi nga Prefektura eshte kerkuar qe operatoreve te cilet mbulojne linjen Vlore- Brindisi e anasjelltas te penalizohen ne baze te kontrates dhe ne baze te detyrimeve te cilet tragetet e agjencite kane ndaj shtetit shqiptare.




Sipas prefektit duhet te merren masa sanksionuese deri ne pezullimin e te drejtes se trasportit ketyre operatoreve per tu dhene mundesine ndoshta e rruge te lire operatoreve te tjere per te operuar ne qytetin e Vlores




Nderkohe drejtori i Portit Detar Vlore Kasem Mahmuti eshte shprehur se prej 15 ditesh njeri prej trageteve i kesaj linje nuk ka shkelur ne Portin e Vlores.




Nderrprerja e operimit te linjes eshte bere pa motive dhe pa argument thote ai ndersa trageti jonian Spirit ka operuar ne linjen Malte- Libi per motive humane por sidoqofte ka shkaktuar mjafte problem ne mungesen e operimit ne linjen Vlore -Brindisi duke mos respektuar kesisoj kontraten shton ai




I kemi te gjitha arsyet per te prere kontraten me nje nga tragetet e linjes Vlore- Brindisi per arsye se i ka kaluar te gjitha afatet ligjore dhe ne do te kerkojme mosoperimin me te linjes nga ky traget- tha ai




Prej 15 ditesh Porti i Vlores nuk ka funksionuar nga mungesa e trageteve. Sipas burimeve nga Porti i Vlores nuk dihet se kur do te vijne tragetet per te bere perpunimin dhe per ti rikthyer normalitetin Vlores dhe bizneseve