PORTUGALI-Ish-kryeministri socialist i Portugalisë, José Socrates është arrestuar gjatë një hetimi për mashtrim tatimor, pastrim parash dhe korrupsion. 

Zyra e prokurorit publik thotë se hetimi përqendrohet mbi operacionet bankare dhe transfertat e parave nga një burim i panjohur. Ish kryeministri Socrates u arrestua ne aeroportin e Lisbonës me të mbërritur nga Parisi ndërsa pritet të dalë sot para gjykatës. 

Socrates ka qenë kryeministër për gjashtë vjet dhe ka udhëhequr qeverinë gjate krizës ekonomike dhe masave shtrënguese lidhur me recesionin që përfshiu Portugalinë. Socrates i humbi zgjedhjet parlamentare ne vitin 2011. Mësohet se së bashku me Socrates janë arrestuar edhe tre persona të tjerë. 

(a.n/News24/BalkanWeb)