Me ftesë të kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, përfaqësues të lartë të Postës Shqiptare kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela, më datë 13.02.2014, organizuan në Prishtinë një vizitë zyrtare në Postën e Kosovës.


Në këtë takim, përveç prezantimit zyrtar të titullarëve, është biseduar për identifikimin e fushave për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy kompanive publike postare.


Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Çela, ka shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Postën e Kosovës.


Ky shkrim Posta Shqiptare dhe Posta Kosovare, projekt bashkëpunimi u publikua me pare te Gazeta SHQIP.