Foto ilustruese
Foto ilustruese

Posta Shqiptare ka nënshkruar një marrëveshja bashkëpunimi me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Tashmë nga 7 ZVRPP shërbimi postar do të ofrohet në 35 ZVRPP. “Ky shërbim ofrohet që prej vitit 2007, ndërkohë që risia e kësaj marrëveshjeje të re është se qytetarët do të mund të shmangin radhët nëpër sportele për të tërhequr dokumentacionin e tyre”, thuhet një njoftimin zyrtar. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i postës, Majlind Lazimi, dhe drejtuesi ZRPP, Ilirjan Muho.


Ky shkrim Posta Shqiptare, marrëveshje bashkëpunimi me ZRPP u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.