Posta Shqiptare ka ofruar ndihme financiare per familjet e demtuara, nga permbytjet ne Veri te vendit. Arqile Gorea, drejtori i Postes Shqiptare u shpreh se krahas kesaj posta, nepermjet sporteleve te saj, do t'u sherbeje te gjithe atyre qe duan te kontribuojne per te ndihmuar keto familje. Nderkohe posta ka vendosur ne dispozicion dhe automjetet e saj. "Per situaten ofrojme 20 mije euro, 19 milione leke, 10 makina ne dispozicion dhe tere infrastrukturen prej 551 zyrash dhe 90 mjetesh te tjera transporti. Qe do te thote, pavaresisht nga numri i llogarise se hapur dhe me shtrirje gjeografike qe kane bankat, Posta Shqiptare e kudogjendur ne territorin e Shqiperise, i jep mundesi cdo shqiptari qe kerkon te solidarizohet me situaten",-tha Arqile Gorea, drejtor i Postes Shqiptare. Nderkohe ndihma po japin edhe shume kompani private.