Posta shqiptare vazhdon misionin e saj në ndihmë të banorëve të përmbytur. Për këtë kanë kontribuar qytetarët dhe janë mbledhur rreth 186 koli me ndihma në veshmbathje dhe rreth 900 mijë lekë të reja kontribut financiar deklaroi drejtoresha e marketingut në Postën Shqiptare Arta Kazazi.
Kazazi tha gjithashtu se apelit për ndihmë të postës shqiptare i është përgjigjur dhe posta e Maqedonisë, Italisë slovenisë etj. Këto ndihma do t'i dorëzohen Shtabit të emergjencës në Shkodër me qëllim vënien në dispozicion të banorëve të përmbytur.