Turqia dhe Qipro ndodhen në prag konfrontimi për shkak të operacionit të shpim-kërkimit për naftë dhe gaz në det. Republika e Qipros nisi kërkimin në pjesën lindore të detit Mesdhe, duke rrezikuar kështu përshkallëzim të tensioneve me Turqinë e cila e ka cilësuar operacionin një provokim.





Madje, kreu i qeverisë turke, Taip Rexhep Erdogan kërcënoi se edhe
Ankaraja do të nisë eksplorimin e detit në marrëveshje me Qipron e
Veriut, ashtu si po veprojnë Qipro, izraeli dhe Greqia. Ai paralajmëroi
se ushtria turke do të monitorojë me kujdes rajonin.



Komisioni Europian u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga
përshkallëzimi i konfliktit dhe të kërkojnë rrugë të arsyeshme për të
zgjidhur problemet e hershme për Qipron e Veriut.



Por, Republika e Qipros ndodhet në nevojë të dëshpëruar për të ardhura
buxhetore dhe energji, ndërsa qeveria e saj, e njohur plotësisht nga
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Kështu, ajo ka licensuar Noble
Energy me bazë në Teksas për shpime kërkimore për gaz në detin e saj. 
Qeveria greke e Qipros ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e
Turqisë në BE, mirëpo vetë Ankaraja një ditë më parë paralajëmroi se do
të ngrijë marrëdhëniet me Europën, nëse Qipro merr presidencën e radhës
vitin e ardhshëm.



 



Juli Prifti