Një autobus është aksidentuar në Pragë, duke lënë tre persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Një makinë u përplas me autobusin rreth orës 16.00 në orën lokale (15.00).


Shoferi i makinës mbeti i vdekur së bashku me dy pasagjerë nga autobusi, konfirmoi një zëdhënëse e policisë. Policët thanë se 45 persona të tjerë janë plagosur dhe pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë.


Zëdhënësja e shërbimit të shpëtimit Jana Postavo tha se “dy fëmijë pësuan lëndime të rënda në kokë dhe u vendosën në ventilim artificial dhe në koma artificiale”.


Fotot shqetësuese nga skena tregojnë se shërbimet e emergjencës po grumbullojnë rrënojat e autobusit. Tragjedia ndodhi në zonën e Horomericës, në veri-lindje të kryeqytetit të Republikës Çeke.


Për disa udhëtarë u desh ndërhyrja e shërbimeve emergjente për ti nxjerrë nga autobusi. Autobusi besohet të ketë dalë nga rruga dhe u përplas me një pemë pas rrëzimit.


Një hetim është nisur nga autoritetet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.






























12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)