policia-tirane1Specialistët kundër Krimit Ekonomiko-Financiar ndaluan sot ish-shefin e Shërbimeve pranë Komunës Shëngjin, i cili kërkohej për shpërdorim detyre.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se në pranga është vënë 51-vjeçari Agostin Gjini, banues në Ishull Lezhë, me funksion ish- shef i Shërbimeve (protokoll dhe arkivist) pranë Komunës Shëngjin.

Arrestimi i tij u bë pasi në kohën kur kryente funksionin e shefit të Shërbimeve pranë Komunës Shëngjin, në bashkëpunim me persona të tjerë të administratës publike të cilët janë ndaluar më parë nga policia, kanë shpërdoruar detyrën duke ndarë tokat si bujqësore në zonën turistike Kune-Shëngjin me dokumente të falsifikuar.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin të datës 18 nëntor të vitit të kaluar e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Shpërdorim detyre", ndërsa materialet u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.