14/12/2008  Vdiq njëri, të tjerët rëndë


BERAT - Burime zyrtare nga policia lokale e qytetit të Beratit bënë me dije se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme oficerët e policisë gjyqësore bënë ndalimin në dhomat e paraburgimit të 40-vjeçarit Afrim Hoxha, banor i qytetit të Urës Vajgurore. Të njëjtat burime thanë për gazetën se 40-vjeçari Hoxha u ndalua për arsye se aksidenti në rrugën nacionale Ura Vajgurore– Berat 3 shtetas, njërin prej të cilëve me vdekje. Ekspertët kanë arritur në konkluzioni se makina ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë aks rrugor. Po kështu ka ndikuar dhe lagështira. Për pasojë janë aksidentuar 3 persona, njëri me vdekje. Po kështu deklarohet se në gjendje të rëndë është dhe një shtetas tjetër. Drejtuesi i mjetit ka ngritur pretendimin se para se t’i ndodhte aksidenti një makinë i ka prerë rrugën dhe ai është detyruar të devijojë, duke përplasur tre shtetasit.