Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë kreun e Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, ku akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave.

Policia e Tiranës ka njoftuar se: Është vënë në pranga Florenc Hoxha, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, pasi me datë 09.05.2015, në rrugën "Ali Demi", ka kanosur se do t`u prishte lokalin dhe ka goditur me grushta e shkelma shtetasit K.K, 35 vjeç dhe E.K, 37 vjeç banues në Tiranë".

/Gazeta Start/