TIRANË-Ministria e Arsimit bën me dije se për arsye teknike është shtyrë shpallja e rezultateve për pranimet në universitete të kandidatëve që kanë plotësuar formularin A3. 

“Njoftojmë maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në Raundin e dytë të pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, me formularin A3, se shpallja e rezultateve është shtyrë për arsye teknike.

Kompania që administron Portalin e Maturës Shtetërore Online lajmëron se shpallja dhe publikimi i fituesve të raundit të dytë shtyhet deri ditën e martë, datë 28 tetor 2014.

Regjistrimi i studentëve pranë fakulteteve ku janë shpallur fitues do të bëhet në ditët në vazhdim 29 - 31 tetor 2014, çdo ditë nga ora 09:00 deri 18:00, pranë sekretarive mësimore të këtyre fakulteteve”- bën me dije MAS. 

(a.n/BalkanWeb)