Pranvere ne janar! 
I tille eshte moti qe po perjetojme. Dite me diell dhe temperatuara rreth pese grade me te larta se normalja. Sherbimi meteoalb e argumenton kete me fuqizimin e Anticiklonit te Azoreve i cili ka sjelle mot te qendrueshem ne te gjithe Europen Jugore ndryshe nga veriperendimi e qendra e kontintetit te cilat kane perjetuar kushtet ekstreme te motit 
Moti i qendrueshem do te vazhdoje te mbizoteroje ne territorin shqiptar deri me 13 janar kur parashikohen edhe reshje shiu. Gjithesesi termometri nuk pritet te shenoje me pak. 
Megjithe kapricot e motit te ketyre diteve sherbimi "Meteoalb" parashikon se deri ne fund te stines dimri ne Shqiperi do te jete I shkurter, i ftohte dhe i lagesht.