romeroMë shiko! Më shiko! Më shiko!. Këto janë fjalët, të shqiptuara italisht dhe me zë të lartë, që portieri i Argjentinës Serxhio Romero i ka bërtitur Uesli Shnajderit pikërisht kur ylli holandez po bëhej gati të gjuante penalltinë, vendimtar për skuadrën e vet.


E kështu duke kujtuar kohët në Italia dhe duke përdorur trajtimin që Krul iu rezervoi lotarive të Kosta Rikës gjatë lotarisë së penalltive, portieri argjentinas ka vendosur kështu të sfidojë haptazi kundërshtarin e vet, duke përdorur të gjithë forcën provokuese dhe duke nisur një betejë nervash që të gjithë ia dimë tashmë fundin.


Gabimi i Shnajder, i dyti për holandezët pas atij të Vlar, e drejtoi në fakt Argjentinën drejt finales. E në këtë mënyrë Romero për një natë u kthye në heroin e ri të Argjentinës.