Prapaskenat e Forever is over, Elvana Gjata zbulon momentet më të bukura










 


 


Vetëm në pak ditë, Forever is over e ka kaluar tashmë 1 milionëshin e parë në YouTube dhe në një kohë kur kënga vijon të dëgjohet e të shpërndahet gjithandej, Elvana Gjata po përgatitet për projektin e radhës.



Këngëtarja shqiptare, me të parin test për të depërtuar në tregun ndërkombëar, është pritur mjaft mirë nga fansat, kolegët, por edhe nga emra të njohur të muzikës në botë.



Dhe ndërsa bëhet gati për projektin e ri, Elvana ka ndarë me miqtë disa video nga prapaskenat e klipit, në të cilat duket edhe dhe dj i famshëm, David Guetta.


Në Instagram, ajo ka publikuar disa video, pjesë nga prapaskenat gjatë regjistrimit të këngës në studio në Los Angeles.