TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se Tiranes qe po punon per zbardhjen e pasojave te demonstrates se 21 janarit ka gjetur dhe sekuestruar tete predha plumbash luftarake nga 131 qe jane shkrepur nga armet e efektiveve te Gardes se Republikes qe ndodheshin ne pjesen veriore te oborrit te kryeministrise.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit qendror te akuzes sipas te cileve tashme predhat e gjetura jane derguar per ekzaminim ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore qe ndodhet prane Ministrise se Brendshme.
Sipas te dhenave te mesuara prane laboratorit mesohet se tre predha jane gjetur dhe jane nxjerre nga trupat e viktimave Ziver Veizi Faik Myrtaj dhe Aleks Nika pasi predha qe i solli vdekjen ishte ndalur ne trup. ka ka bere sipas eksperteve qe keto predha te krahasohen me 51 armet e llojit MP-5 te dorezuar nga Garda e Republikes nje dite pas ngjarjes. Deri me tani sipas eksperteve eshte gjetur autori i vrasjes se shtetasit Ziver Veizaj dhe ai eshte majori Agim Llupo nga arma e te cilit rezulton se eshte vrare demonstruesi gjirokastrit. Predha e gjetur ne trupin e viktimes qe nderroi jete ne Turqi Aleks Nika ende nuk eshte dorezuar.
Pervec ketyre predhave qe i jane nenshtruar ekzaminimit ekspertet e laboratorit i kane cilesuar te pa ekzaminueshme tre predhat e gjetura ne zyrat e katit te dyte te nderteses se UNHCR-se qe ndodhet perballe portes se kryeministrise ne fund te rrugices qe ndodhet mes Gjykates Kushtetuese dhe dy kullave binjake. Keto predha jane shume te demtuara dhe nuk mund ti nenshtrohen ekspertimit teknik dhe krahasues me gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes dhe armet e dorezuar nga Garda e Republikes - thane burimet prane Ministrise se Brendshme.
Po keto burime konfirmuan se hetuesit e ceshtjes te shoqeruar edhe nga prokurori amerikan gjate rikeqyrjes se vendit te ngjarjes kane gjetur dhe marre me cilesine e proves materiale edhe dy predha te gjetura.
Njera prej predhave ishte ngulur ne nje peme afer Gjykates Kushtetuese e cila eshte e kalibrit 9 mm dhe eshte derguar per ekzaminim ne Institutin e Policise Shkencore. Pak metra para kesaj peme rezulton se jane vrare demonstruesit Aleks Nika dhe po ne afersi te tij edhe shtetasi nga Fieri Faik Myrto. Si dhe predha tjeter eshte gjetur poshte Bankes Veneto qe ndodhen te ndertesat e njohura si kullat binjake e cila eshte fiksuar dhe administruar ku eshte derguar ne laborator per te gjetur autorin e qitjes se ketij plumbi-thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme.
Gjithashtu keto burime saktesuan se nga keqyrja e dates 29 janar 2011 te pjeses se gardhit te Kryeministrise rezulton se ne gardhin metalik ka shume shenja predhash ne distance te ulet nga toka te cilat tregojne se te dyshuarit Sadik elaj Agim Llupo Mark Nikolli dhe Gazmend Ahmetaj nen drejtimin e personit nen hetim Agron Malaj kane qelluar me plumba luftarake ne drejtim te turmes se demonstruesve.
Shenja predhash ne distance te ulet nga toka jane fiksuar edhe tek porta e jashtme numer nje e Krye-ministrise tek porta e vogel e kesaj dere tek vend roja e policit cka tregon sipas akuzes qe gardistet kane qelluar drejt me nje intensitet te larte dhe jo ne ajer.
Eksperiment me manekin per te zbuluar vrasesin e Hekuran Dedes
TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit per te zbuluar dhe identifikuar autorin e vrasjes se Hekuran Dedes diten e demonstrates se 21 janarit do te kryeje eksperiment ne vendin e ngjarjes me ndihmen e nje manekini kukull. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane grupit hetimor te pasojave te demonstrates se 21 janarit sipas te cileve ky eksperiment do te kryet ne ditet ne vazhdim.
Per te sqaruar dhe zbardhur vendin nga ka ardhur plumbi qe i mori jeten demonstruesit Hekuran Deda do te behet eksperiment ne vendin e ngjarjes. Ky eksperiment do te kryhet nga grupi hetimor dhe eksperte kriminalistike te Drejtorise se Policise nen mbikeqyrjen dhe asistimin e prokurorit amerikan dhe ekspertit te Byrose Federale te Hetimit FBI-se.
Kryerja e eksperimentit do te behet me ndihmen e nje manekini qe do te vendoset ne vendin ku viktima Deda ishte ne momentin qe plumbi i ka pershkruar koken qe i solli edhe vdekjen. Do te shikohet drejtimi i ardhjes se plumbit me planin e vendosjes se Gardisteve dhe kendin e hyrjes dhe daljes se predhes se plumbit ne koken e viktimes per te arritur te identifikohet vendi apo pozicioni i gardistit ne oborrin verior te kryeministrise ne krahe te piramides-thuhet nga burimet e prokurorise.
Sipas ketyre te fundit eksperimenti duhet te zbardhe vend pozicionin e autorit te kesaj vrasjeje nderkohe qe dy deshmitare ne vendin e ngjarjes kane deponuar per gardistin qe ndodhej tek tuneli ne kryeministri. Gardisti qe ka qene i pozicionuar tek tuneli sipas prokurorise ka qene shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo nga arma e te cilit rezulton se eshte vrare edhe Ziver Veizaj.
Per kryerjen e ketij eksperimenti prokuroreve te ceshtjes u eshte lene detyre edhe nga gjyqtari i masave Shkelqim Mustafa i cili ne arsyetimin e vendimit te caktimit te mases se sigurise arrest me burg me afat 30 ditor ndaj tre gardisteve Sadik elaj Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli ka kerkuar qe brenda ketyre diteve te mbaroi eksperimenti per vrasjen e shtetasit Hekuran Deda.
Konkluzioni per autoret e dyshuar te vrasjes se Hekuran Dedes mund te nxirren vetem me ane te kryerjes se veprimit hetimor te Ekspertimit per te percaktuar me eksperte kriminalistike se me cfare mjeti jane shkaktuar demtimet e pershkruara ne Procesverbalin e Keqyrjes se vendit te ngjarjes se dates 6 shkurt 2011 ndaj viktimes Hekuran Deda-thuhet ne vendimin e gjyqtarit Mustafa qe Shekulli e botoi nje dite me pare.
Sipas ketyre burimeve mesohet se kryerja e eksperimentit pritet te behet ne ditet ne vazhdim ne kushtet e boshatisjes per pak kohe te bulevardit Deshmoret e Kombit ose ne oret kur ai nuk do te jete i ngarkuar me levizje apo mjete te transportit. I ndjeri Hekuran Deda ne momentin qe Gardistet kane filluar te shtenat me plumba luftarake mbi njerezit ndodhej i hipur siper nje tavoline te vendosur nga nje televizion kombetar ngjitur me nje pishe qe ndodhej ne Bulevardin Deshmoret e Kombit pak metra nga porta e hyrjes se ministrave ne ndertesen e kryeministrise.
Sipas dyshimeve te ngritura nga grupi hetimor dhe deshmitaret e pranishem dyshohet se vrasja e Dedes ka ardhur nga plumbat e dale nga armet e 4 gardisteve te arrestuar qe cilesohen si grupi i zjarrit.
Ne vendin e ngjarjes prokuroria dhe policia nuk gjeti predhen qe i shkaktoi vdekjen demonstruesit Hekuran Deda cka i ka veshtiresuar punen hetuesve per te identifikuar armen dhe personin qe e shkrepi ate duke i sjelle vdekjen me nje plumb tejshpues ne koke.
Prokuroria i rikerkon Gardes armet e tjera te 21 janarit
Prokuroria e Tiranes me ane te nje vendim sekuestrimi i ka kerkuar drejtuesit te Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendit qe ndodhet nen hetim per ngjarjen e 21 janarit qe te vere ne dispozicion te grupit hetimor edhe armet e tjera qe diten e demonstrates jane perdorur nga efektivet e Gardes.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes sipas te cileve eshte kerkuar qe pervec armeve te modelit MP-5 te kalibrit 9 mm qe jane dorezuar dhe nenshtruar ekspertimit teknik e balistik nga Policia Shkencore te dorezohen edhe armet e tjera mes te cilave ato te modelit 56 kalibri 7.62 mm Kallashnikov.
Nga keqyrja e vendit te ngjarjes brenda oborrit te nderteses te Keshillit te Ministrave dhe pikerisht nga pjesa veriore e tij jane gjetur nje sasi gezhojash prej te cilave 117 gezhoja te kalibrit 9 mm si dhe 14 gezhoja te kalibrit 7.62 mm te shperndare ne menyre te crregullt te cilat jane sekuestruar me cilesine e proves materiale.
Sipas aktit te ekspertimit balistik nr.1022 date 8 shkurt 2011 arrihet ne perfundim se nga 131 gezhoja 117 cope jane nxjerre prej gjashte armeve te sekuestruara ne Garde te llojit MP-5 kalibri 9 mm ndersa 14 gezhoja nuk jane nxjerre nga 51 automatiket MP-5 qe i jane nenshtruar ekspertimit-thuhet nga prokuroria.
Sipas tyre rezulton se nga armet e personave nen hetim shtetasit Sadik elaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo jane shkrepur 117 plumba luftarak gezhojat e te cilave jane gjetura ne vendin e ngjarjes.
Nderkaq 14 gezhojat e gjetura konsistojne se jane qitur nga arme model 56 te kalibrit 7.62 mm cka i ka shtyre hetuesit te kerkojne armet e tipit Kallashnikove qe efektivet e gardes diten e demonstrates se 21 janarit kishin ne perdorim.