Sabotimet politike Greke ndaj përfshirjes sw Mbretit Zog në Planet e Shërbimit Sekret Britanik


 


Në dokumentet e dy numrave të kaluar botuam një seri faktesh të dala për herë të parë nga arkivat britanike mbi pregatitjet e Shërbimit Anglez për të krijuar një bazw nga ku të filloheshin operacionet anti-italiane në Shqipëri.


Sipas burimeve të arkivave të SOE, viti 1940 dhe fillimi i pranverës së 1941 u shfrytëzua nga ekspertët britanikw të zyrës sw Beogradit (të cilët ishin në prag të kalimit përfundimtar në bazwn e re në Stamboll për të paraprirw një pushtim eventual të Jugosllavisw nga gjermanët) për të filtruar diasporën shqiptare e cila qëndronte në territorin Jugosllav. Ndërkohë Zyra e Beogradit kishte kwrkuar disa ekspertë të tjerë të cilët sapo kishin ardhur për të mbwshtetur operacionin shqiptar i cili mendohej se do të fillonte në pranverw.


Me ndihmën e Shërbimit Jugosllav u hartuan listat paraprake qw do të merrnin pjesë në kryengritjen anti-italianë në Shqipëri. Sipas Raportit të hartuar në atë kohë, midis një mori emrash potencialw të ofruar nga Shërbimi Jugosllav, ishin vëllezërit Kryeziu, i riu me pikpamje komuniste Mustafa Gjinishi, A/H 76 një njeri më mjaft influencë në zonën e Pezws i cili sapo ishte infiltruar në Pezw për të filluar një aksion anti-italian, A. Lleshi si dhe Zyra e Stambollit ofroi majorin Abaz Kupi. Ndërkohë një sërë shqiptarësh të tjerë të rekrutuar nga shërbimi jugosllav apo ai anglez ju ngarkuan detyra më të thjeshta për të krijuar një rrjet korrierwsh të cilët sillnin informacion nga disa burime.


Si rrjedhim i kësaj pregatitjeje disa grupe guerrile ishin të gatshme për t'u futur në territorin shqiptar më mbështetjen financiare dhe ushtarake angleze dhe miratimin e shërbimit Jugosllav.Në dokumentet britanike del se burimet angleze të spiunazhit i kishin premtuar Gani Kryeziut i cili konsiderohej edhe lideri i ardhshëm i një Shqipërie pro britanike dhe pro Jugosllave, një shumë financiare prej "3.000 stërlinash për t'ju shpërndarw Bajraktarwve të Veriut në fillim të kryengritjes dhe rreth 40.000 stërlina flori pasi revolucioni të fillontë". Në dokument citohet një burim i lartë i Ushtrisw Jugosllave se ushtria do të furnizonte "rebelwt më 5 mijw pushkw me bajoneta, 10 millionw fisheke si dhe 25 mitroloza të lehtë". Furnizuesi do të paguhej nga anglezwt pasi materialet ushtarake të kishin kaluar kufirin. (Arkivi britanikH/PRO 300)


Situata politike në Europw kishte precipituar ndwrkaq shumë shpejt dhe fuqitë gjermane po marshonin në disa prej kryeqyteteve europiane duke përmbysur shumë prej planeve të shërbimit britanik në Ballkan. Gjithsesi dokumentet arkivale të lenë të kuptosh se politika britanike nuk ishte shumë e kordinuar në lidhje më Ballkanin. Komanda Ushtarake e Mesdheut nga ku vareshin edhe operacionet luftarake në një situatë lufte në Ballkan i mbeteshin besnik politikave të përcaktuara nga Ministria e Jashtme, ndërkohë që shërbimi sekret si dhe disa prej degëve të zbulimit ushtarak po krijonin grupet e para ushtarake për një kryengritje të armatosur në Shqipëri. Kuptohet qartë se Shërbimi Sekret mendonte se diplomatët britanikw nuk mund të përfshiheshin në planet e hartuara nga SOE tashmë një prej Shërbimëve ultra sekrete të sapokrijuar. SOE ishtë e varur nga Ministri i Ekonomisw sw Luftës drejtuar nga Hugh Dalton dhe krijimi saj ishtë një çështje që shumë pak vetë e dinin dhe aq më pak njiheshin pjeswtarwt e saj. Duke mos ju dhënë asnjë detaj Shërbimit Diplomatik mbi ekzistencwn e kwtij grupi ultra sekret sigurisht që kishte një problem të madh mbi koordinimin e një politike të përbashkwt të Institucioneve kryesore britanike në Ballkan. SOE operonte në një autonomi të plotë, më burime financiare të pavarura dhe në shumë vende oficerwt e saj ishin burimim kryesor i të dhwnave mbi realitetin. Si rrjedhim SOE kishte një influencë shumë të madhe në tavolinat e politikbwrwsve në Londwr duke zwvendwsuar shpeshherw opinionin diplomatik për një seri çështjesh.


Gjatë periudhws disamujore të transformimit të SOE në grupin më të rwndwsishwm të zbulimit dhe inteligjencws britanike në Ballkan, çështja e operacionit shqiptar kishte mbetur pezull pasi Komanda e Mesdheut nuk e kishte aprovuar fillimin e kryengritjes anti-italiane në Shqipëri. Megjithwse SIS kishte krijuar bazwn e grupeve të guerrileve të armatosura, do të ishte tashmë grupi i ri SOE të cilët do të fillonin zbatimin e Operacionit. SOE solli në krye të kwtij plani një prej oficerwve të saj më të njohur, legjendarinW.F.Stirling, një person i famshëm në kryengritjen arabe gjatë Luftës sw Parë Botërore ku Stirling kishte qenë krahu i djathtë i Lorencit të Arabisw dhe ishte futur në Damask përkrah tij. Për tre vjet kishte luajtur rolin e Guvernatorit të Palestinës dhe në rrethana akoma të panjohura deri më sot kishte punuar për 8 vjet si Kwshilltar i Qeverisw Shqiptare dhe i Mbretit Zog në veçanti. Ishte Koloneli Stirling i cili i kishte sygjeruar Presidentit dhe më vonë Mbretit Zog që të sillte në krye të xhandarmarisw sw tij Gjeneralin Percy si dhe një dyzinë oficerwsh britanike. Koloneli Stirling e njihte mirw Shqipërinë dhe propozimi i SOE për tu venë në krye të operacionit shqiptar, iu duke zgjedhje e mrekullueshme. Stirling jo vetëm njihte vendin dhe aktorwt kryesorw të kryengritjes por kishte mjaft miq me influencë në qarqet ushtarake dhe diplomatike angleze. Stirling pasi u njoh me detajet e Operacionit të hartuara më parë nga agjentët e SIS, Shërbimit Inteligjent Britanik, e gjeti kwtë plan operacional jo në nivelin e duhur dhe sipas dokumentit H/PRO 670) propozoi hapat e mëposhtwm.


"Faza 1. Një sasi municionesh dhe armatimesh duheshin futur ilegalisht në Shqipëri dhe të fshiheshin në baza të sigurta për tu përdorur në çastin e duhur. Faza 2. Një Komitet shqiptarësh në emigracion duhej krijuar sa më parë për të koordinuar përpjekjet politike të kwtij Operacioni. Faza 3, në momentin kur Italia të sulmonte Jugosllavinë dhe Greqinë, akte sabotazhi duhej të ndermerreshin në territorin shqiptar në shpinë të italianëve. Faza finale, revolucioni do të fillonte në momentin kur do t'i shwrbente politikws britanike në rajon për të siguruar mbështetje nga kjo e fundit."


Ky plan operacional mori bekimin e Komandws sw Mesdheut duke marrw parasysh se Stirling ishte figurw e njohur për kwtë Komandw. Ministri i Ekonomisw sw Luftës Dalton, i cili ishte edhe personi përgjegjes për të gjitha operacionet e SOE me anë të një Memo Top Sekret, vuri në dijeni Kryeministrin Churcill mbi planin e Kolonelit Stirling dhe mori miratimin e kwtij të fundit.


Ndërkohë Italia e cila sipas informacionit të siguruar nga Roma pritej të fillonte një sulm mbi Greqinë në pranverw 1941, në fakt e filloi sulmin në vjeshtë 1940. SOE e cila kishte filluar parapregatitjet e grupeve guerrile në brendwsi të Greqisw me ndihmën e disa ekspertëve të SOE si arkeologuHamond apo Majori Barbrook i cili kishte shwrbyer në xhandarmarinë shqiptare. Këto grupe guerrile në fakt nuk luajtën ndonjë rol të rwndwsishwm në avancimin italian. Disa elemente të minoritetit grek në jug të Shqipërisw ishin pjesw e kwtyre grupeve sabotatore por nuk patën ndonjë efekt të dukshwm. Emri i një Spiro Milo përmendet në raportet e SOE që vijnë nga Greqia por më shumë përmendet pwr historitë e familjes sw tij e cila kishte luftuar për ushtrinë greke gjatë luftës turko-greke se sa mbi rwndwsinë e tij në operacionet ushtarake. Gjithsesi Koloneli Stirling mbeti i fokusuar nw operacionin kryesor i cili duhej të fillonte nga Veriu i Shqipërisw nën udhwheqjen e Gani Kryeziut.


Sipas një dokumenti të hartuar në Maj 1940 për Seksioni D, të SIS, drejtori i kësaj Zyre Julius Hannau i përmendur në shkrimet e mëparshme, shkruante se sipas informacionit që kishte shqiptarët ishin ndarw në tre grupime: Pro Zogistë, anti Zogistë dhe komunistë. Seksioni D, me ndihmën e Shërbimit Jugosllav ishte munduar që të mbante kontakte me të gjitha këto grupime por tashmë Stirling ishte i mendimit se "megjithëse mbreti Zog nuk ishte i dashur për të gjithw shqiptarët, roli tij në kwtë ndwrmarrje ishte kryesor". Përfundimi i Stirling mbi rolin e Zogut në kwtë kryengritje ndoshta ishte influencuar edhe nga njohja e tij personale me Mbretin.


Ndoshta pwr kwtw Mbretit Zog iu dha vwmendje e madhe nga SOE e cila gjithsesi u sabotua si nga qeveria greke në mërgim si nga ana e jugosllavwve të cilët e dinin mirw se tashmë ata nuk e kontrollonin dot më Zogun dhe në një Shqipëri të pasluftës do të duhej që të mbwshtesnin Gani Kryeziun. Me kwrkeswn e Shërbimit Sekret, u dwrgua në Paris Gjenerali Percy për të shpwtuar Zogun nga ndwrhyrja gjermane. Ndërkohë në Londwr SOE i kwrkoi Zogut bashkwpunim i cili e pranoi dhe ishte i gatshwm për tu parashutuar në Greqi. Nëse i lidhim të gjitha ngjarjet më njëra-tjetrwn duket se koloneli Stirling ka qenë një forcw e rwndwsishme në ndihmë të Zogut i cili për ironi të fatit nuk mundi të përfshihej në këto operacione të drejtuara nga ish Kwshilltari i tij.


Por nëse Stirling nuk mundi të tërhiqte Zogun në planet e tij, ai pa më të voglwn vwshtirwsi mundi të sillte në ekip një tjetër personazh të ish Mbretërisw Shqiptare, Kolonelin Oakley Hill, ish-nënkomandat i Xhandarmarisw sw Zogut. Oakley Hill i cili ka lwnë edhe një ditar mbi jetën e tij në Shqipëri, u vu menjëherw në shërbim të SOE dhe ishte i gatshwm për të udhwhequr fillimn e kryengritjes në shpinë të italianwve. Hill kishte njohje personale me vendin dhe njerwzit dhe kwrkonte nga pala britanike që aspiratat e shqiptarëve për pavarwsi të merreshin në konsideratë nga politika britanike dhe Shqipëria të mos shihej thjesht si një fushw betëje për shërbimet sekrete. "Një premtim për restaurimin e pavarwsisw sw Shqipërisw do t'i bwnte liderwt e saj në emigracion të riktheheshin dhe të përfshiheshin në ketë kryengritje të mbeshtëtur nga britanikwt" shkruante ai në Memot e dwrguara Londrws. Ky mendim ndahej edhe nda një tjetër njohws i thellw i Shqipërisw, Gjenerali Sir Jocelyn Percy i cili i shkruante SOE.


"Ne kemi deklaruar kohë pas kohe se po luftojmë kundwr Fuqive të Boshtit me qëllim për të shpwtuar vendet e pushtuara prej tyre. I kemi përmendur këto vende por kurrw nuk kemi folur për Shqipërinë. Përse shqiptarët mos tw kenë lirinë e tyre?...


Një tjetër qëllim yni wshtë thyerja e ushtrive italiane në Shqipëri dhe kjo mund të bwhet me ndihmën e shqiptarëve dhe premtimi për pavarwsinë e tyre wshtë një çmim shumë i vogwl për ne. Nëse ne do të premtojmë pavarwsinë, lajmi duhet të shkoje tek ta si njw vendim i Qeverisw Britanike dhe duhet të vijw nga një person nga i cili ata kanë besim. Mbreti Zog megjithw gabimet e tij, wshtë i vetmi që mund të ketë autoritet mbi të gjithw Shqipërinë".


Koloneli Edmond de renzy Martin i cili kishte shwrbyer për Xhandarmarinë Shqiptare mbwshteste ish-eprorwt mbi situatën politike shqiptare duke shtuar se "vetëm fjalwt nuk mjaftojnë për shqiptarët, askush nuk do të na ndjekw nëse Qeveria Britanike nuk wshtë e qartë se do të mbwshtesw pavarwsinë e Shqipërisw. Shqiptarët nuk e çajnë kokwn fare as për grekwt e as për italianët, por ata duhet të kenë një ide të qartë se përse do të çohen në revoltë pasi një revoltë e tillw sigurisht që nënkupton vdekjen e sigurtë për shumë prej tyre" do të shkruante ai.


Ky wshtë moment kyç për fatet e Shqipërisw. SOE organizata më e fuqishme sekrete britanike ishte e dominuar nga ish-kwshilltarw apo miq të Zogut të cilët nuk kishin influencë për të garantuar pavarwsinë e Shqipërisw por kishin influencën e duhur për të përfshirw Mbretin Zog në planet e një Shqipërie pro britanike. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja përse Zogu vendosi të qëndronte në Londwr pranë qarqeve britanike të cilat ai mendonte se mund t'i influenconte nëpërmjet miqve. Personalisht mendoj se kjo ka qenë strategji e mençur e Zogut i cili mund të mbwshtetej në influencën e miqve britanikw qw ishin në kontroll të organizatës e cila do të influencontë skenën e Luftës se Dytë Botërore. Për ironi të fatit, SOE e sapokrijuar akoma nuk e kishte arritur fuqinë e saj të vwrtetë dhe shpesh në kwtë përiudhe i duhej të ecte me kujdes në një fushw të minuar të politikws angleze. SOE me kwshillwn e kwtij grupi pro Zogist ju drejtua Ministrisw sw Jashtme për të marrw prej saj një premtim për një Shqipëri të pavarur. Sigurisht nëse duam të krijojmë ide të qartë të politikws britanike të asaj periudhe, duhet të shikojmë arkivin e Ministrisw sw Jashtme. Gjithsesi dihet mirw se diplomatët e kësaj ministrie ishin të influencuar nga ndjenjat pro greke dhe pro jugosllave dhe në asnjë mënyrw nuk lejuan që Mbretit Zog ti jepej një rol në kryengritjen e pregatitur nga Shërbimet Angleze. SOE kwmbwnguli për një kohë të gjatë në qarqet e larta diplomatike për t'i dhënë një status Zogut dhe për ti lejuar një rol në këto operacione, por diplomatët britanikw duke dashur që të mbajnë marrwdhwnie sa më të mira me Greqinë nuk donin në asnjë mënyrw të krijonin konflikt me qeverinë greke në mërgim. Diplomatët britanikw i dinim mirw qëllimet greke mbi Jugun e Shqipërisw dhe kwrkonin mbajtjen e një statusi të paqartë mbi të ardhmen e Shqipërisw duke dashur që në kwtë mënyrw të garantonin mbështetje greke në shkwmbim të pretendimeve tw tyre territoriale. E vetmja deklaratë që SOE mundi t'ju shkwpuste diplomatëve britanikw ishte se "Qeveria Mbretërore e kishte çështjen shqiptarë në zemër", njw deklaratë e ngjashme kjo me atë të Musolinit. Kur SOE propozoi se Zogu mund të mblidhte në Ballkan mbwshtetës të shumtë për të luftuar italianët, diplomatët britanikw e refuzuan kategorikisht kwtë ide duke bllokuar çdo iniciativw të SOE.SOE e kuptoi qartë se çdo përpjekje e miqve të Zogut për të përfshirw atë në lojwrat politike të Ballkanit, kundwrshtoheshin fuqimisht nga Grekwt të cilët kwrkonin rivendikim territorial të Jugut. Në kwtë moment kemi edhe deklaratën e Kryeministrit Metaksa i cili i bwri të ditur Ministrisw sw Jashtme Britanike se "Zogu ishte aq i urryer nga shqiptarët sa prezenca e tij në Ballkan do të ndihmonte italianët". Sigurisht, ushtria greke sapo ishte futur në Gjirokastwr dhe nuk ishte e pregatitur që këto territore të pretenduara prej vitesh t'ja dorezonte një force të udhehequr nga Mbreti Zog.


[email protected]