Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook bën të ditur se 90% e rasteve të dyshuara si të infektuara me COVID-19 izolohen brenda 48 orëve.


pjimage - 2020-07-08T202927.892


Manastirliu thotë se kjo është meritë e ekipit të epidemiologëve, të cilët prej katër muajsh nuk e kanë ndalur punën në terren.


Ministrja i ka bërë thirrje qytetarëve që ti ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e distancës, vendosjen e maskës dhe higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.


Reagimi i plotë:


#COVID19

Mbi 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve.


Kjo ndodh sepse ekipi i epidemiologëve por edhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, pa u ndalur, ditë natë po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren.


Ti ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e distancës, vendosjen e maskës dhe higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.


#Bashkë kundër #COVID19