Prej disa muajsh ishte në koma dhe nuk po jepte asnjë shenjë jete. Ka qenë ndoshta një rastësi dëgjimi i Adele duke kënduar ngë nga këngët më të famshme të repertorit të saj, por ka funksionuar, Sharlota 7 vjeçe është zgjuar nga koma. Sharlot Neve, gjendej në koma prej disa muajsh pasi kishte kaluar hemorragji cerebrale. Dy ndërhyrje kirurgjikale që iu bënë rezultuan pa sukses.


“Rol vendimtar ka luajtur kënga e Adele, “Rolling in the Deep”, të cilën kur Sharlota e vogël e dëgjoi, u rikthye në jetë duke dalë nga gjendja koma”. “Ne në fakt nuk kishim më asnjë shpresë për ta risjellë vajzën në gjendje normale”, – pohoi mjeku. Ndërsa vajza ishte duke dëgjuar kënga e Adele, Rolling in the Deep, befas hapi sytë, nisi të lëvizë dhe buzëqeshi duke demonstruar haptazi se po admironte këngën.


“Kënga Rolling in the Deep ishte e preferuara e Sharlotës. Ajo e donte shumë dhe e dëgjonte gjithmone – tregon e ëma e vogëlushes. Tani vajza është ngritur në këmbë dhe në këtë fund sezoni shkollor po përgatitet të shkojë për të kompensuar mësimet e humbura.


 


Banka Ideve/www.facebook.com