Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.


Në portalin botërorë për fëmijët e zhdukur, Global Missing Childrens mes rasteve të shumta të fëmijëve që ende rezultojnë të zhdukur janë edhe tre shqiptarë.


Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2014. Rasti bëri bujë në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.


bleona mata


Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.


julian cela


Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.


mateo bejaj


Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.