Drejtori i Shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja “Asim Vokshi” ne Tirane, Prele Vata, kerkon rishikim te koeficienteve nga fakultete te tilla si Juridiku, Shkencat Sociale, por dhe Ekonomiku. Ai thote se shkolla qe ai drejton, nuk ka pasur ndryshim te programeve mesimore, nderkohe qe kete vit jane miratuar koeficiente me te ulet se vitin e kaluar dhe kjo sipas tij eshte bere ne menyre te padrejte. Sipas tij Komisioni i Arsimit te Larte prane Ministrise se Arsimit duhet te shqyrtoje edhe njehere koeficientet e vendosura per shkollen e Gjuheve te Huaja. “Nje problem ka koeficienti i shkolles, sepse ne disa dege ku ne normalisht duhet te kemi koeficientin e gjimnazin behet fjale per shkencat sociale e juridikun, ne na eshte dhene nje koeficient me i ulet se vitin e kaluar, nderkohe qe ne kemi po te njejten kurrikul mesimore me gjimnazin. Jane lende qe ne i bejme ne shkolle si sociologji, filozofi, psikologji etj. Ne kemi kerkuar prane Drejtorise Arsimore dhe Ministrise se Arsimit qe te shikohet mundesia qe te behen keto ndryshime, sepse eshte e padrejte”, eshte shprehur per gazeten drejtori i shkolles, Prele Vata. Ai tregon se vitin e kaluar nxenesit e shkolles se gjuheve te huaja ne Fakultetin e Drejtesise, e kishin koeficientin 1.4, por sipas Vates, cuditerisht kete vit ky koeficient ka zbritur ne 1.3. “Nuk e kuptoj pse eshte bere ky ndryshim, sepse jane po te njejtat programe. Koeficienti mbeshtet ne kurrikula, kurrikula nuk ka ndryshuar, pse koeficienti ka ndryshuar. Per mendimin tim keto jane vendime te pamenduara mire dhe i konsideroj te nxituara dhe qe duhen riparuar”, eshte shprehur drejtori i Shkolles “Asim Vokshi”. Ai ben te ditur se ka ende fakultete qe ecin me vleresime te vjetruara per shkollen e gjuheve te huaja, e cila fale reformes ne arsim eshte perafruar me programet mesimore qe zhvillojne gjimnazet. “Ka fakultete, te cilat ecin me vleresime te kaluara te shkolles sone. Por shkolla jone me reformen ne arsim qe eshte bere ka ndryshuar lendet mesimore, ka ndryshuar programet dhe eshte perafruar me gjimnazin. Lendet shoqerore i ka te njejta me gjimnazin, madje bejme ore me te zgjeruara te gjuheve te huaja. Ndersa lendet shkencore i ka perafruar. Per shembull matematike, gjimnazi ben 10 ore, ndersa ne bejme 9 ore, pra diferenca eshte vetem me nje ore. Por ky ndryshim duhet te shoqerohet edhe me ndryshim ne koeficiente”, eshte shprehur Vata. Sipas tij edhe fakulteti ekonomik duhet te rishikoje koeficientet qe vendos per maturantet e gjuheve te huaja, kjo per faktin se shume nxenes te kesaj shkolle zgjedhin dege te ekonomikut dhe i perballojne shume mire ato. “Fakulteti ekonomik vjen me te njejtet koeficiente si para disa viteve, pra me koeficient shume te ulet. Ne nuk pretendojme te kemi koeficientin e gjimnazit tek ekonomiku, por nje koeficient te perafert duhet ta kemi domosdoshmerish. Ka dege te ekonomikut qe nxenesit tane i perzgjedhin dhe i perballojne shume mire”, eshte shprehur drejtori i Shkolles se mesme te gjuheve te huaja.