Londër - Premier Liga angleze pritet ta nisë sezonin 2009/2010 më datë 15 gusht. Federata angleze ka përcaktuar kalendarin, të cilin e ka publikuar të gjithin në faqen e saj zyrtare në internet. Kampionët e Mançester Junaited do të presin Birmingamin në javën e parë.
Liverpuli do të luajë në transfertën e Totenhem Hotspurit. Çelsi do të presë Hull Sitin, ndërsa Arsenali do të luajë në fushën e Evertonit.
Më poshtë do të paraqesim përballjet e javës së parë të Premier Ligës, kampionatit të fortë të planetit.
Aston Villa - Wigan Athletic
Blackburn Rovers - Manchester City
Bolton Wanderers - Sunderland
Chelsea - Hull City
Everton - Arsenal
Manchester United - Birmingham City
Portsmouth - Fulham
Stoke City - Burnley
Tottenham Hotspur - Liverpool
Wolverhampton Wanderers - West Ham United