Nuk bhet fjal pr distanc kilometrike. Ashtu sic nuk bhet gjall pr infrastruktur rrugsh. Bhet fjal pr nj distanc tjetr. Cila sht ajo distance? Bhet fjal pr distancn kombtare, distancn natyrale, distancn shpirtrore, distancn gjuhsore etj etj. Dhe kur merr parasysh kto lloj distancash, ather me plot te drejte mund te thuash se Presheva ka shum her me afr Tirann sesa Beogradin.

Po kjo dihet mund te thote dikush apo disa. Eshte shume e vertete qe dihet, por eshte po kaq e vertete se shpesh here harrohet. Po pse harrohet? Po ja perse: Shqiptaret ne Luginen e Presheves bojkotuan referendumin lidhur me kushtetuten serbe. Dhe me kete bojkot ata treguan se nuk e njohin Ligjin themelor te shtetit serb. Qe do te thote se nuk e njohin vete Serbine si shtetin e tyre. Deri ketu jane dakord te gjithe, perfshire edhe politikanet shqiptare nga Tirana, Prishtina dhe Tetova.

Por paradoksi ndodh me vone. Atyre qe bojkotuan Ligjin themelor te shtetit serb, u thuhet te mos bojkotojne pushtetin serb. Dhe kesisoj, politikanet shqiptare te Presheves u ndodhen nen nje trysni nga Politikanet shqiptare per te mos bojkotuar zgjedhjet e 21 janarit. Ata u thirren ne Tirane, u thirren ne Prishtine etj per kete ceshtje. Atyre ju dergua mesazh per vitin e ri edhe nga Presidenti i Shqiperise per te marre pjese ne zgjedhje. Fundi i trysnise : Vetem dy parti politike nga 5 te tilla pranuan te marrin pjese ne zgjedhjet e Serbise. PDSH e drejtuar nga Ragmi Mustafa, LBD e drejtuar nga Jonuz Musliu etj dhe PDK nuk pranuan te marrin pjese ne zgjedhje. Per dijeni te lexuesit, PDSH dhe LBD jane dy nga partite kryesore te shqiptareve. Ragmi Mustafa eshte kryetar i Bashkise se Presheves, qe ne zgjedhjet e fundit e fitoi postin e kryetarit me 64 perqind te votave. Ndersa Jonuz Musliu ka qene perfaqesues politik i UCPMB dhe kandidati kryesor per bashkine e Bujanovcit. Ne raundin e pare ai fitoi mbi 4000 vota. Por ne raundin e dyte, per te mos lejuar fitoren e kandidatit te radikaleve serbe Svetisllav Svojemenovici dhe per te garantuar fitoren e perfaqesuesit shqiptar, Nagip Arifit, mbeshteti kete te fundit.

Akoma nuk dihet se sa shqiptare do te marrin pjese. Sondazhet e para flasin se ata do ti bojkotojne masivisht edhe keto zgjedhje, ashtu sic bene me referendumin per kushtetuten serbe.

Cka u tha me siper ka te beje me pohimin e faktit se politika shqiptare nuk arriti ti unifikonte ne qendrime partite poiltike te Lugines se Presheves. Perkundrazi i percau ato me shume. Por jo vetem kaq ; politika ne Prishtine dhe Tirane nuk ka levizuar fare per ti ndihmuar politikanet e Lugines se Presheve te krijojne Keshillin Kombetar Shqiptar. Deri me sot nuk ka pasur asnje levizje lidhur me kete institucion kombetar shqiptar. Ndersa pati shume levizje lidhur me pjesmarrjen ne zgjedhje.

Por jo vetem kaq : Politika shqiptare ne Prishtine, Tetove apo Tirane ka harruar se shqiptaret e Lugines se Presheves ne date 24 mars 1992 kane zhvilluar nje Referendum per Autonomi te Lugines dhe per te drejte Bashkimi me Kosoven.

Eshte koha e rikthimit te Kujteses historiko-politike. Ata qe flasin cdo dite per pavarsine e Kosoves duhet me ne fund ta kuptojne se kjo pavarsi garantohet ne Presheve me shume se ne ndonje vend tjeter. Ata qe flasin cdo dite per lirite dhe te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, duhet me ne fund ta kuptojne se keto liri dhe te drejta nku mudn te copezohen pjese pjese, ato mund dhe duhet te realizohen teresisht. Problemi shqiptare ka vecorite e tij ne vende te ndryshme te rajonit. Por ai ka edhe te perbashketen e tij qe do te thote se ne rikonfigurimin e rajonit, shqiptaret duhet te jene bashke.

Ne 28 nentor 2006, Presheva dhe gjithe Lugina festoi me madheshti Festen e shpalljes se Shqiperise Natyrale ne 28 nentor 1912. Me kete feste, shqiptaret ne Lugine treguan se Tiranen e kane shume me afer se Beogradin. Eshte nje aspirate qe kerkon te shndrrohet ne realitet. Dikush ne Tirane, Tetove apo Prishtine, ndoshta edhe nuk ka fuqi ti ndihmoje. Por nuk duhet ti pengoje apo ti ngaterroje. Prandaj po e mbyllim kete analize me nje titull pikture te Salvador Dalise : Lerini djemte te shkojne tek Nena.



Marre nga www.lajme.net