Presidenti i Republikes se Austrise, Heinz Fischer, do të qëndrojë sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.


Gjatë vizitës së tij kreu i shtetit austriak do të mirëpritet nga homologu i tij shqiptar Bujar Nishani, i cili do ta nderojë edhe me Dekoraten e Flamurit Kombetar. Fischer do të ketë  takime edhe me kryeministrin Rama dhe kreun e parlamentit Meta.


Axhenda e vizites shteterore e Presidentit Fischer


Ora 11:00 Ceremonia zyrtare e pritjes ne Presidence (e ndjekur nga fotoja zyrtare)


Ora 11:10 – Takimi têteàtête midis dy Kryetareve te Shteteve


Ora 11:25 – Takim i dy Presidenteve me pranine e dy delegacioneve


Ora 12:00 – Deklarate per shtyp nga Kryetaret e Shteteve


Ora 18:00 – Pjesemarrje e Presidentit Nishani dhe e Presidentit Fischer ne Forumin Ekonomik (vendi: Hotel Rogner)


Ora 19:55 – Ceremonia e nderimit te Presidentit Fischer nga Presidenti Nishani me Dekoraten e Flamurit Kombetar (vendi: Pallati i Brigadave)