Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të diel në zonën e Mallakastrës.


107940974_3159411980771720_5130236811140061564_o


Presidenti shkruan se krahina e Poçemit është një vend i shenjtë me tre Besëlidhje.


Postimi i Presidentit Meta:


Shumë i lumtur të jem sot në Poçem të Mallakastrës fisnike, të burrave të shquar, trima e patriotë, në këtë vend të shenjtë të tre Besëlidhjeve të mëdha për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, që i kanë dhënë nder dhe lavdi historisë së shqiptarëve në shekuj.


Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve.


107864092_3159412194105032_4039861064720548083_o 108050660_3159442450768673_6982338291068502055_o 108241107_3159442517435333_9015449350569769530_o