Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e partive opozitare Basha dhe Kryemadhi, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë.


Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe presidenti Meta në një pstim në facebook, shkruan se në fokus të diskutimit ishte forcimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.


Postimi i Metës


Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.


Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.


Ndërkohë ditën e djeshme Palmer ka zhvilluar një takim informal edhe me Ambasadorët e BE-së në Tiranë.