Festimet e organizuar dje në Firence me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshani, janë shoqëruar me takime të shumta nga Presidenti  Ilir Meta. Në shenjë falënderimi për Kardinalin e Firences, Xhuzepe Betori, kreu i shtetit i ka dhuruar atij një mozaik të Shën Nënë Terezës, i cili është punuar nga artisti shqiptar.


Presidenti i Republikës përcolli mirënjohjen për Kardinalin e Firences  për kontributin dhe vlerësimin e dhënë ndaj Kardinalit Trishani, por edhe komunitetit shqiptar, i cili jeton në Arkipeshkvinë e tij.


Lajmi është bërë publik nga vetë Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetin social Facebook.


Në mirënjohje të respektit e përkujdesjes që tregon ndaj Kardinalit tonë Troshani dhe komunitetit shqiptar në Arkipeshkvinë e tij, i dhurova Kardinalit të Firences Xhuzepe Betori një mozaik të Shën Nënë Terezës, të punuar me dashuri nga artist shqiptar, shkruan Meta.


 


2 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)