Në prag të takimit Berisha-Rama, rikthehet edhe kandidati i vetëshpallur
për President, ish-lideri i së majtës Fatos Nano, i cili kërcënon me
lëvizje politike nëse nuk mbështetet nga Partia Socialiste për President.



Permes nje njoftimi per shtyp behet me dije se Fatos Nano pati te shtunen takime intensive ne zyren e tij me ish-deputete, ish-drejtues qendrore dhe lokale te PS, si edhe me drejtues e aktiviste te shoqerise civile. Fatos Nano ka shpjeguar se veteofrimi i tij per President me se shumti ka synuar te piketakohet me Partine Socialiste dhe te mbeshtet nga kjo parti te cilen e ka drejtuar per 15 vjet.

“Ne keto takime Zgjedhja e presidentitRama: Të zgjedhim PresidentinBerisha: Rama do pazare
Berisha-Rama, takim natën
eshte folur edhe per ngurrimin e gjate te pakuptueshem dhe te paarsyeshem te Kryetarit te PS Edi Rama, per ta mbeshtetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos per President”, thuhet ne njoftimin per shtyp.

Nder te tjera eshte diskutuar edhe per mundesine e moskandidimit te Fatos Nanos per shkak te mosmbeshtetjes nga Edi Rama. Ne nje rast te tille, nese Edi Rama nuk e mbeshtet, Fatos Nano njofton fillimin e pergatitjeve per nje levizje te re politike perfaqesuese dhe gjitheperfshirese. Pergatitjet per levizjen pritet te fillojne qe javen e ardhshme.