14 korrik 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dekoroi sot znj. Shegushe Bebeti me Titullin "Mjeshtër i madh" me motivacionin: "Për kontributin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe përkushtimin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e Teatrit të Kukullave, duke qenë aktive jo vetëm në skenë, por edhe duke iu ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë në nevojë e me sëmundje të rënda në vendin tonë dhe në Itali".

Gjithashtu Presidenti Nishani dekoroi znj. Florinda Mazreku me Titullin "Mjeshtër i madh" me këtë motivacion: "Për punën e saj të shquar dhe vlerat e veçanta artistike të shfaqura si aktore e Teatrit të Kukullave, e cila me personazhet e panumërta të interpretuara shkëlqyeshëm përgjatë katër dekadave me radhë, u dhuroi kënaqësi e dashuri të parrëfyer duke bërë të lumtur breza të shumtë fëmijësh shqiptarë".