13 korrik 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dekoroi sot zotin Sotir Papa me Titullin "Mjeshtër i madh" me këtë motivacion: "Në vlerësim të punës së palodhur në fushën e arsimit për përgatitjen e brezave të rinj, duke u kthyer në simbol të figurës së ndritur të mësuesit".