14 korrik 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dekoroi sot zonjën Klodiana Shala me Titullin "Mjeshtër i madh" me motivacionin: "Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit".