12 korrik 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dekoroi sot zotin Theodhori Driza me Titullin "Mjeshtër i madh" me këtë motivacion: "Për veprimtari të shquar e vlera të pamohueshme në sportin e volejbollit. Sportist dhe trajner i nivelit të lartë, me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare me ekipin e 'Flamurtarit'".