Presidenti Nishani kundër Berishës

Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur sot në emisionin "Të Paekspozuarit" për thirrjet që ish-kryeministri Berisha bëri në Parlament.

Ky i fundit bëri thirrje që të armatoset popullsia, pasi vendi është në pasiguri totale, një thirrje kjo që u komentua gjatë edhe në mediat botërore.

Mirëpo, Presidenti Nishani ka dalë kundër Berishës, duke thënë se një nismë e tillë është e papërshtatshme.

"Grupet Parlamentare kanë të drejtat e tyre për të propozuar nisma ligjore për armatosjen e popullsisë apo ligj për armët, por mua më duket krejt e papërshtatshme personalisht", tha Nishani.

Reklama

Lajmet e fundit

Reklama